Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve
Sistem për regjistrim të listave të kandidatëve


Funkcionalitete e aplikacionit

Më poshtë është një listë e funksionaliteteve mund të kryejnë partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet aktuale

Regjistrim i partive politike

Përmes këtij aplikacioni mund te bëni regjistrimin e subjekteve tuaja politike në nvarshmëri të njësisë zgjedhore.

Regjistrim të listave të kandidatëve

Pas regjistrimit të partive politike, është gjithashtu e nevojshme të regjistroni të dhënat në listat e kandidatëve për njësi zgjedhore

Bashkangjitje e dokumentacionit

Përmes këtij aplikacioni ju mund të bashkangjitni dokumentacionin e kërkuar për subjektin politik, si dhe për të gjithë kandidatët për deputetë në përputhje me Kodin zgjedhor.

Përgatitja e raporteve

Funksionalitet për krijimin e raporteve të ndryshme për nevojat e KSHZ-së, mediave, partive politike, OJQ-ve dhe organizatave ndërkombëtare etj.

Mekanizma kontrollues analiza

Aplikacioni posedon mekanizëm kontrolli që lejon shpërndarjen e duhur të pozicioneve të kandidatëve për deputetë ose këshilltarë në komunë.

Dorëzimi me kohë i listave të kandidatëve

Dorëzimi i listave është i kufizuar në përputhje me proceset ligjore. Dorëzimi pasohet nga një kontroll dhe rishikim institucional.

Udhëzimet për regjistrim të të dhënave

Në vijim mund të lexoni udhëzimet e shkurtra që do t'ju ndihmojnë në plotësimin e listatve të kandidatëve dhe subjekteve politike.

  • Kyçje në sistemin për regjistrim të listave të kandidatëve dhe partive politike arihet duke përdorur emrin e shfrztëzuesit dhe fjalëkalimin paraprakisht të dhënë nga KSHZ. Kyëja bëhet përmes link.

  • Para regjistrimit të kandidatëve në listën për deputet ose këshilltarë, më parë duhet të bëhet regjistrimi i të gjitha partive politike ose koalicioneve me të cilat garon një subjekt politik në baze të njësisë zgjedhore ku do të garoj në zgjedhjet aktuale.

  • Regjistrimi i kandidatëve dhe renditja e tyre në njësinë zgjedhore bëhet me përzgjedhje paraprake të partisë politike të regjistruar në njësine zgjedhore përkatëse.